Debat me Bushatin,Shehu lë mbledhjen,deputetët e PD s’e ndjekin

0
741

Është shoqëruar me debate mes palëve edhe Komisioni i Jashtëm. Deputeti demokrat, Tritan Shehu, është përplasur me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati. Debati ka nisur me regjistrimin e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit dhe ka vijuar me marrëveshjen e detit, duke përfunduar me largimin e Shehun nga mbledhja. Deputeti i PD ka akuzuar Bushatin se po shkatërrojnë marrëdhëniet me vendet fqinje, duke shtuar se marrëveshja e detit ishte brenda standardeve ndërkombëtare.

Bushati: Ne 2018 fillon regjistrimi i shqiptareve qe jetojne jashte vendit. Kjo do te mundesoj qe shqiptaret qe jetojne jashte vendit te punojne.

Shehu: Nuk mund te flasim per ceshtje te regjistrimit.
Bushati: T’ju degjojme juve sa mire e bete marrëveshjen e detit.
Shehu: Po e tejkaloni cakun tani.

Bushati: Nuk mund te drejtosh ti mbledhjen, te jesh si mesuesi me nxenesin.

Shehu: Marrveshja e detit ishte brenda standardeve nderkombetare. Duhet te beni nje marrëveshje te re. Ju per shkak te aventurizmit tuaj shkaterroni marredheniet me vendet fqinje.

Bushati: Shqiperia vitin tjeter do te hapë procesin e negociatave per integrimin ne be

Shehu: S’mund te qendroj, kur e quani opoziten anti- kombetare

Bushati: Standardi eshte anti kombetar.

Pas këtij debati, Shehu është largua nga Komisioni, ndërkohë që dy anëtarët e tjerë të PD në Komisionin e Jashtëm, Klevis Balliu dhe Rudina Hajdari, kanë qëndruar në mbledhje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here