Ish-ministri i Financave,Bode: Sektori i bujqësisë është lënë jashtë vëmendjes.

0
895

Ish-ministri i Financave në kohën kur qeveriste PD-ja, Ritvan Bode teksa komentoi buxhetin 2018, theksoi se ky nuk është një program që parashikon rritje ekonomike. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në “News24” Bode pohoi se me këtë buxhet, sektori i bujqësisë është lënë jashtë vëmendjes.

 

 

Mes të tjerash Bode u ndal edhe tek vendimi i qeverisë për paketën fiskale, ndërsa shtoi se kjo do të shoqërohet me rritje taksash që do të rëndojnë për qytetarët e thjeshtë. Bode tha se thesi nga e cila qeveria do të nxjerr të ardhurat shtesë është buxheti familjar.

“Qeveri vjen me një paketë fiskale që në thelbin e saj rrit taksat. 48 mln dollarë taksa shtesë neto. Në total po ti marrim këto 5 vite janë 5 mln dollarë taksa shtesë për qytetarët, pasi janë taksa konsumi, që janë shtuar gjatë kësaj periudhe. Qeveria e sheh se nuk ka si të rrisë konsumin. Kjo taksë e re që vendoset godet konsumin, pasi rëndojnë qytetarët e thjeshtë. Kemi rritje po ashtu të disa taksave që cilësohen si taksa mbi konsumin. Qeveria ka deklaruar se do shkojë deri në tavanin poshtë 20 mijë lekë të reja në vit. Qeveria i kontribuon në mënyrë negative konsumit, dhe rritja e pensioneve nuk deklarohet qartë. Shuma e vendosur në buxhet do jetë e mjaftueshme për shtesat e reja. Nuk mendoj se për 2018 të bëhet rritje pensionesh apo pagash. Mendoj se është vënë në qendër të goditjes nga pikëpamja e taksave. Thesi nga e cila qeveria do të nxjerr të ardhura shtesë është buxheti i konsumit familjar”, tha Bode.

Demokrati tha se është kundër faktit që qeveria të marrë borxh, që sipas tij është i padeklaruar dhe se nuk do t’i shërbejë vendit dhe as zhvillimit ekonomik.

“E kam denoncuar idenë për të filluar marrjen e një borxhi të padeklaruara, me shuma të mëdha dhe me periudha afatgjate. Mund të përfitojë një rritje të përkohshme, por nuk përfiton dot. Nuk mund të themi se është investim i shëndetshëm që po lufton papunësinë. Këto krijojnë iluzione të gabuara, pasi duket sikur kemi rritje ekonomike. Nuk mendoj se është sektori që mund të mburret që po rrit ekonominë. Janë të tjera politika që japin një rritje të qëndrueshme. Forcimi i barrës së taksave dhe rritja e represionit të qeverisë janë shenja të këqija që i kontribuojnë shtimit të pasivizmit. Burimet hidrike janë në minimumin e tyre. I gjithë rajoni i përfshirë nga thatësira. Kemi rritje të çmimit të energjisë elektrike.”, theksoi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here