Kryemadhi: Nevojitet qeveri antimafia

0
854

Kryetarja e LSI nis sezonin e ri te emisionit “Forum”

I qëndron deklaratave të saj, se vendi është në emergjencë kombëtare dhe sa më parë duhet rrëzuar qeveria e Edi Ramës, e cila është e marrë peng nga krimi. Kryetarja e lëvizjes socialiste për Integrim Monika Kryemadhi hapi sezonin e ri të emisionit “Forum” në tv1 channel, prej nga ku foli për frontin opozitar, që përtej ndasive politike me PD-në, nisma e tyre ka një qëllim të përbashkët.

Ajo shpjegoi edhe qeverinë antimafia dhe çfarë nënkupton ky propozim i saj.

Pranoi defektet e forcës së saj politike, arsye për të cilat tha se edhe ishin më shumë se bindese për të qëndruar në opozitë. Por kur pytet për deklaratat e njëpasnjëshme të trojkës së ambasadoreve dhe a duhet të presim prej tyre, ajo sqaron.

Në fund flet për rastin Tahiri, duke vënë theksin e bindur se ky rast flagrant u pasua me një kërcënim të hapur që ai i bëri kryeministrit.

Në një analizë të gjatë politike, ekonomiko – sociale, Kryemadhi shprehu bindjen se Shqipëria do të dijë të dalë nga kjo krizë e tejzgjatur, e ku shqiptarët do të bëjnë zgjedhjen e duhur, që ndan përfundimisht politikën nga krimi dhe i jep rrugë integruese vendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here