LSI bashkon kartonat e kuq me PD, rrëzojnë paketën fiskale në bashkinë Durrës

0
987

Në një kohë kur partitë opozitare kanë nisur aksionin e përbashkët në nivel qendror, duket se LSI dhe PD po bashkojnë forcat edhe në nivel lokal. Një lëvizje e tillë vjen nga Durrës, ku sot u rrëzua pakta fiskale e Bashkisë për vitin 2018. “BalkanWeb” mëson se Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim janë bërë bashkë, ndërsa me 20 vota kanë votuar kundër kësaj pakete. Ndërkohë, 19 vota ishin pro dhe një abstenim.

Në mbledhjes e sotme të Këshillit Bashkiak, bashkia paraqiti si pikë të parë të rendit të ditës projektvendimin për ndryshimet në sistemin e taksave dhe tarifave vendore. PD propozoi zerimin e të gjitha taksave, tarifave vendore në fshatra ku nuk ka asnjë shërbim nga ana e bashkisë Durrës. Po ashtu ajo propozoi mes të tjerash dhe mosrritjen e taksave për tarifën për tregtarët në tregje, mosrritjen e tarifës për plazhet private, etj.

Edhe LSI qëndroi në të njëjtën linjë. Edlira Hyseni e LSI, tha se këtë vit qeveria ka ndryshuar pagesën e tarifës mbi banesat. Ajo tha se qytetarët duhet të njoftohen dhe mos t’u vendoset tarifa afrofe. Drejtori i Takrave vendore në Bashki, Avdyl Koka sqaroi këshilltarët se ndryshimet janë bërë me konsultimin e të gjitha palëve në Komisionin e Ekonomisë. Pas kësaj Armand Teliti i PD-së tha se; “a do të merrem parasysh nga bashkia prokurimet e PD dhe LSI?”.

Me t’u hedhur në votim, LSI dhe PD sëbashku ngritën kartonat e kuq duke qenë në shumicë. Kjo është hera e parë që LSI del në opozitë në Këshillin Bashkiak, duke bashkuar votat me PD për paketën fiskale. Më herët LSI kishte kundërshtuar rritjen e çmimit të ujit të pijshëm në Durrës. Vonesa e miratimit të paketës fiskale sjell edhe vonesë në miratimin e buxhetit të vitit 20018, prej nga varet edhe investimet publike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here