Ndotja nga karburantet e automjeteve ka ndikuar në rritjen numrit të pacientëve me kancer në mushkëri apo sëmundje të tjera respiratore. Mjekët pneumologë kanë konstatuar shtim të rasteve nga viti në vit.
Vetëm në 2016 u diagnostikuan 600 raste. “Janë shumë, rreth 50 raste të reja më tepër në 2016”, deklaron Silva Bala, shefe e Shërbimit të pneumonisë.

Sëmundjet tumorale në mushkëri lidhen edhe me konsumin e duhanit për një periudhë mbi 10 vjet, por ndotja e ambientit nga djegia e karburanteve ka alarmuar mjekët. “Konsumi i karburanteve të një cilësie jo të mirë është faktor që ndot ambjentin”, thotë Bala.

Sipas mjekëve, nuk mbeten pas faktorë të tjerë që lidhen me fabrika të prodhimit të këpucëve, apo profesione të tjera që përdorin kimikate.
“Janë pesticidet, gazrat toksike, zonat naftëmbajtëse, banorët që kanë jetuar afër metalurgjikut, industria fasone e këpucëve”, thotë Bala.

Në sanatoriumin e Tiranës trajtohen të gjitha sëmundjet që lidhen me mushkëritë dhe jo vetëm, por mjekja pneumonoge ngre me shqetësim vonesat e specialistëve në rrethe për t’i sjellë pacientët për diagnostikim.
“Kur vijnë këto raste te ne? Sa vonohen nga mjekët e rretheve? Sepse po të vijnë tek ne në 5 ditë mbaron gjithë ekzaminimi për t’iu dhënë diagnozën”, shton Bala.

 

LEAVE A REPLY