Pacolli viziton njeriun e penës në Paris: Kadare ka dhënë kontribut të pakursyer për Kosovën

0
1208

Në margjina të vizitës së tij të parë zyrtare në Francë, Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe njëherësh Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, së bashku me bashkëshorten e tij, ka takuar edhe shkrimtarin më të shquar bashkëkohor shqiptarë, i cili ishte nominuar disa herë për çmimin për “Nobel” për letërsi, Ismail Kadare.
Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe shumë miqësore, në shtëpinë e shkrimtarit Kadare në kryeqytetin francez, Paris.
“Vizitën time zyrtare në Francë e kam filluar në shtëpinë e penës me të ndritur shqiptare, shkrimtarin e madh dhe të njohur e vlerësuar në gjthë botën, z. Ismail Kadare.
E falenderova me gjithë zemër për kontributin e pazëvendësuar, që ai dha veçanërisht për Kosovën, duke filluar me demonstratat e viteve 80, Rambujenë, me artikujt e shumtë në shtypin francez”, ka thënë Ministri i Jashtëm, Pacolli, pas takimit me Kadarenë.
Nga ana e tij, shkrimtari Kadare e ka vlerësuar faktin që kryediplomati kosovar, Pacolli, ka zgjedhur pikërisht Francën, si njërin nga vendet e para për ta vizituar në kuadër të turneut të tij diplomatik dhe e ka cilësuar pozitivisht ardhjen e tij në krye të diplomacisë kosovare.
  “Më vjen mirë, që e kam mysafir në shtëpi Ministrin e Jashtëm të Kosovës, z. Pacolli, që e kam takuar dhe në Kosovë.
Më vjen mire, që ai ka vënë në dispozicion emrin e vetë, suksesin e vetë, autoritetin e vetë në shërbim të Kosovës, për ta afruar atë me Evropën, sepse shqiptarët janë evropianë, janë pjesa natyrale e Evropës”,  ka thënë Kadare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here