Ristani: Cdo demokrat i ndershëm duhet të duartrokasë deklaratën e ambasadorit Lu

0
834

Sekretari i përgjithshme i Partisë Demokratike Arben Ristani ka komentuar deklaratën e ambasadorit Donald Lu sa i thirrjes së tij për arrestimin e ‘peshqve të mëdhenj’.

 

 

Në një status në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, Ristani thekson se sot është dita që edhe ata që kanë ‘notuar në ujëra të pista’ të korrupsionit, të kapen nga rrjetat e drejtësisë.

Mes të tjerash ai theksoi se çdo demokrat i ndershëm duhet të duartrokasë deklaratën e ambasadorit Lu.

MESAZHI I RISTANIT
Unë besoj se sot është dita që jo një peshk i madh, as dy e tre, por të gjithë ata që kane notuar në ujërat e pista te krimit dhe korrupsionit duhet të kapen nga rrjeta e drejtësisë.
Cdo demokrat dhe njeri i ndershëm i këtij vendi duhet të duartrokasë ambasadorin Lu dhe specialistet amerikane antikrim, për përgatitjet dhe ndihmën ndaj institucioneve ligjzbatuese shqiptare, ne menyre qe per nje kohe rekord nga sot, mundesisht brenda dy muajve, brenda janarit qe vjen, te jene para drejtesise kreret, ideatoret, frymezuesit, nxitesit, mbeshtetesit, ekzekutoret dhe perfituesit e medhenj nga situata kriminale qe po i ze frymen Shqiperise.

DEKLARATA E DONALD LU
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu në prezantimin e rezultateve të operacionit “Forca e Ligjit” në ministrinë e Brendshme bëri një apel tjetër të fortë dhe kërkoi rezultate në luftën ndaj krimit. Ai tha se ka ardhur koha që të kapen sa më parë peshqit e mëdhenj dhe se rezultatet duhet të shihen që në fillim të 2018-ës. “Të ndiqen penalisht peshq të mëdhenj në fillim të vitit të ardhshëm. Populli shqiptar e kërkon dhe e meriton këtë. Së fundmi ju keni një shprehje në gjuhën shqipe: “Dielli duket që në mëngjes”. Deri tani organet e drejtësisë penale kanë dështuar ndaj grupeve penale. Shqipëria ka një problem me lidhjen mes grupeve kriminale dhe politikanëve. Ky problem ka pllakosur politikën shqiptare që nga rënia e komunizmit. Asnjë nuk është mbi ligjin. Ju thoni “peshku i madh e ha të voglin”, për një herë të vetme në Shqipëri, le të hamë peshkun e madh”,- tha Lu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here