Tabaku: Qeveria e paaftë të realizojë investime publike

0
809

Gjatë diskutimit për shpenzimet dhe investimet nën/kryetarja e komisionit të ekonomisë Jorida Tabaku, theksoi se koncesionet po gërryejnë ekonominë. Ajo tha se qeveria ka dëshmuar se është e paaftë të realizojë investime publike.

 

 

“U rriten me 30 % nga viti kaluar shpenzimet për koncesionet duke kapur vlerën e 9,4 mld leke dhe këtu nuk është llogaritur projektin 1 miliardë euro për infrastrukturën. Qeveria ka dëshmuar se është e paaftë të realizojë investime publike dhe e orientuar nga praktikat korruptive prandaj po i jep me konçesion”- tha Tabaku.

Tabaku theksoi se qeveria në këtë projektbuxhet vazhdon të mos-parashikojë rritje pagash, ndërkohe që rrit me 48 mld dollarë taksat. Një pjese e mirë e të ardhurave që do të sigurohen nga rritja e taksave do të shkojnë për shpenzime.

“Rriten me 15 mln USD shpenzimet e qeverisë “operative dhe mirëmbajtje”, 3.7% më shumë sesa viti 2017. Ulet me 19 mln USD fondet për Infrastrukturën vendore dhe rajonale, një vlerë që është 21% më e ulët se sa vlera e alokuar për vitin zgjedhor 2017. Të njëjtin fat kanë edhe shpenzimet sa i takon investimeve për kanalet ujitëse dhe kullimit, të cilët janë ulur me 13% në raport me një vit më parë, pra 2.1 mln USD më pak”- tha Tabaku.

Sipas Tabakut, qeveria ka parashikuar 18.4 mln dollarë rritjen e shpenzimeve për rikonstruksione zyrash, pajisje zyrash dhe makinash.

“Sipas një llogarie të thjeshtë me 18.4 mln USD që qeveria mund të kishte kursyer në këtë zë luksi mund të sigurohej 2 vjet e gjysmë pagesë papunësie, 92% e fondit vjetor për pagesat e ish të përndjekurve politikë dhe rritja e pagave”- tha ajo.

Tabaku ngriti shqetësimin dhe për dëmshpërblimin e të përndjekurve politik të cilët qeveria i përdor për show sa herë është në vështirësi..

“Të Përndjekurit Politikë vazhdojnë të jenë grupi i harruar i qeverisë ato vazhdojnë të marrin një vlerë prej 20 mln USD, një vlerë e cila edhe sipas raportit të KLSH është e pamjaftueshme dhe e zhvlerëson detyrimin që shteti jonë ka ndaj tyre. Sipas llogarive të KLSH, me këto hapa do të duhen rreth 16 vjet për ta shlyer vetëm detyrimin monetar ndaj tyre”- tha ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here