Terthorja: Pas 20 nentorit, operacioni i pastrimit

0
1549

“Do te kerkojme rehabilitimin e shtratit te lumit te Kirit”

Për gjendjen e krijuar nga mbeturinat ne grykëderdhje te përroit te Vrakes ne Liqenin e Shkodrës, Kryeinspektori i Inspektoratit Shtetëror te  Mjedisit dhe Pyjeve për Qarkun e Shkodrës, Edmond Tërthorja, tha se është përgjegjësi e Bashkisë Shkodër dhe asaj te Malësisë se Madhe për këtë situate, te cilat nuk menaxhojnë mbetjet urbane. Ai theksoi se është duke u evidentuar gjendja ne gjithë territorin e Qarkut dhe pas datës 20 nëntor do te filloje ndërhyrja nga Bashkitë, ndryshe do te këtë sanksione. Ai nuk përjashtoi mundësinë qe ne fazën e pare te ndërhyje Qeveria me mjete, për ti ndihmuar bashkitë:

Tërthorja tha se ky inspektorat do te përqendrohet edhe ne kontrollin e firmave qe kontraktojnë bashkitë për pastrimin e mbetjeve urbane:

Ndërsa për demet qe i janë shkaktuar shtatit te lumit te Kirit nga marrja e inerteve, Tërthorja sqaroi se ka disa institucione qe veprojnë njëherësh ne raste te tilla, por me përgjegjësi te veçante do te kërkohet rehabilitimi i gjendjes se krijuar:

Tërthorja kujtoi se data 30 tetor ka qene afati i fundit i marrjes se inerteve ne shtretërit e lumenjve kundrejt lejeve përkatëse, dhe me pas detyrimin për rehabilitimin e tyre, ndaj pas kësaj date është rreptësishtë e ndaluar për cilido subjekt shfrytëzimi lumenjve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here