Sunday, June 16, 2024
Home Aktualitet Vitin tjetër gjobat do të jenë elektronike

Vitin tjetër gjobat do të jenë elektronike

0
1153

 

Duke filluar nga viti i ardhshëm, gjobat nga policia rrugore do të vendosen në mënyrë elektronike dhe jo me fatura. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj gjatë prezantimit të buxhetit në Komisionin e Sigurisë.

Xhafaj tha se është parashikuar që të infromatizohet procesi i gjobave në mënyrë që të ulen abuzimet. Ai tha se kjo gjë nuk është parashikuar në buxhet, sepse janë në diskutim me disa agjenci që dëshirojnë të ndihmojnë me dondacione.

Xhafaj: Numri i vrasjeve dhe aksidenteve me viktima është shifra me e ulët në 10 vitet e fundit. Këtu dua të dal tek një aspekt tjetër, lidhur me cështjen e aksidentve rrugore dhe investimeve.

Ne jemi duke përgatitur një dokument që do të analizojë dukuritë dhe zhvillimet lidhur me çështjet e aksidenteve rrugore dhe më shumë nevojën për të pasur një kontroll të qarkullimit rrugor. Gjatë vitit që vjen kemi parashikuar që të sigurojmë disa pajisje shtesë që kanë të bëjnë me policinë rrugore. Rritjen e pikave të kontrollit me radar. Së dyti informatizimin dhe procesin e vendosjes së gjobave dhe të mos ketë gjobë që mos mbushet me dorë nga polici rrugor dhe prerja e gjobës do të jetë elektronike për tu ulur abuzimin. Këtë nuk e kemi parashikuar në buxhet për shkak se jamë në diskutim me disa agjenci që dëshirojnë të ndihmojnë përmes donacioneve. 

I kam kërkuar qeverisë austriake që të vlerësojë një masterplan për informatizimin elektornik të të gjitha akseve rrugore të Shqipërisë. Që do të thotë vendosjen e radarëve elektronikë në të gjitha akset, në zona të nxehta ku është e nevojshme që të ketë një vëzhgim elektornik më të shtuar sepse përbëjnë zona të nxehta si dhe një menaxhim me salla komandimi të të gjithë këtij fluksi informacioni në të 12 qarqet. Ky projekt shpresoj që në 1 janar të shpallet publikisht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here