Aksidentet, mesatarisht 4 raste ne dite

0
789

Gjoka: Ato ne gjendje te rende transportohen drejt Tiranes

Pavarsisht se kemi lene pas sezonin e veres, aksidentet çdo dite vijojne te pergjakin rruget e Shkodres. Mesatarisht çdo dite prane spitalit rajonal paraqiten 3 deri ne 4 raste. Sipas bluzave te bardha nje pjese e tyre transportohen drejt Tiranes per te marre ndihme me te specializuar, per shkak te komplikacioneve. Ne dite te vecanta numri i pacienteve qe kane ardhur si shkak i aksidenteve ka shkuar deri ne 17.

Apeli i bluzave te bardha shkon kryesisht per qytetaret te cilet perdorin biçikletat qe te kene kujdes, pasi pjesa me e madhe e aksidenteve vjen per shkak te perplases se automjeteve me pedaluesit.

Vetem gjate javes se shkuar ka patur rreth 22 persona te aksidentuar, ku 4 prej tyre jane derguar drejt Kryeqytetit.Nje numer ky i cili ka pesuar rritje ne krahasim me te njejten periudhe te nje viti me pare. Mos respektimi i sinjalisitikes dhe mungesa e korsise se biçikletave mbeten shkaqet kryesore te perplasjeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here