Deputeti i PS, Alket Hyseni thirri në interpelancë ministren e Kulturës Mirela Kumbaro për ndërtimin në parkun e Butrintit. Hyseni kërkoi sqarime për ndërtimin në Butrint, projektin dhe konsultimet, ndërsa shtoi se duhet një plan i qartë menaxhimi, pasi ka rezerva, edhe për aspektin e elementëve korruptiv.

Kur janë bërë konsultimet dhe kush janë garancitë? Ka rezerva për menaxhimin e parkut të Butrintit. Zbarkimet e turistëve të huaj janë katërfishuar, ndërsa të ardhurat janë dyfishuar. Mendoj se ka rezerva edhe për aspektin e elementëve korruptiv” deklaroi Hyseni.

Ndërsa ministrja theksoi se nuk është i detyrueshëm konsultimi për ndërhyrje të vogla, por vetëm kur bëhet fjalë për ndërhyrje të mëdha, ndërsa theksoi se kishte marrë garanci nga subjekti privat.

Ministrja deklaroi se buxheti i shtetit nuk ka financime të mjaftueshme prandaj ka partneritet publik-privat në investimet që po bëhen.  “Nuk është i detyrueshëm konsultimi me UNESCO për ndërhyrje të vogla, por vetëm kur behet fjalë për  ndërhyrje të mëdha. Me subjektin që bën ndëryrje kemi pasur konsultim dy vjet rresht dhe i ka pranuar te gjitha kushtet tona

Dua të sqaroj që zhvillimi i cfarë do lloj projekti i ri bëhet brenda një plani menaxhimi. Parku i Butrintit nuk është vetëm arkeologjik, por edhe natyror.

Në bashkëpunime me UNESCO do të bëjmë planin për ligjin trashëgiminë dhe më pas plani i menaxhimit.  Përsa i përket investimeve, jam dakord që duhet të rentabilizojmë të gjitha burimet. Asnjë investim nga taksa paguesit shqiptar, por investime nga burime të treta” deklaroi ministrja.

Punimet në parkun Arkeologjik të Butrintit janë pezulluar pas presionit të medias.

LEAVE A REPLY