Dashuri apo urrejtje për veriorët Rama debat me komentuesin

0
1134

Komentuesi i quajtur Arban Murçaj, ka reaguar ndaj postimit të kryeministrit ku duken punimet për pastrimin dhe sistemimin e liqenit të Pukës, duke vënë në dyshim jo me pak sarkazëm marrëdhënien e Ramës me qytetarët e veriut të Shqipërisë: “Nadia e Mire Kryeminister !! E di se spo i ke fort qef verioret tpaketen keshtu thot kazani plus mbetjet toksike :), sa me pelqen kur te flas veriore. Kjo qe u ba sot duhet te ishte ndertu qe ne 2000 tpakten, edhe nje sugjerim kisha une: kur te arrish qe instancat e shtetit mos te korruptohen dije qe ke arrite ate qe ne shekuj se ka arrite kush!!! Na myten lek anej e lek knej!! Ore sa popull korruptiv paskemi ken!!! Dhe nje pytje kam sinqerisht a te ka ba vaki ty me pagu kund naj gje per x pune qe ta kryesh para tjerve!!!” – shkruante Murçaj.

Në replikën e tij online, kryeministri i është përgjigjur komentuesit duke reaguar lidhur me ironinë e tij për ndjenjat e Ramës karshi veriorëve: “E para Puka eshte ne veri nuk eshte ne jug dhe a i kam une qejf verioret apo jo, kjo eshte nje dileme qe vetem veshegjatet me dy kembe mund ta ngrene, sepse une ne fakt kam qejf njerezit inteligjente qofshin veriore qofshin jugore dhe jo veshegjatet, e te tille ka ne Veri dhe ne Jug po njesoj”, – ka theksuar Rama.

“E dyta une mund te them qe kjo duhet te ishte ndertuar ne vitin 1992 po nuk e marr vesh cfare kuptimi ka ky muhabet” – ka vijuar ai.

Lidhur me korrupsionin në instancat shtetërore, duke anashkaluar disi faktin se jo çdokush mund të ketë njohuritë e duhura për të përdorur më së miri mjetet teknologjike, Rama i ka thënë komentuesit se “kush te myt sic thua ti, ta ben shume mire perderisa ti e pranon ne vend se ta denoncosh tek shqiperiaqeduam.al, nderkohe qe patjeter ne po luftojme kunder kesaj semundje te vjeter, po do kohen e vet, sepse do te thote te besh shtet jo muhabet”.

Në fotogalerinë e mëposhtme mund të shihen pamjet nga rehabilitimi i liqenit të Pukës, për të cilin Rama shkruante se “…po transformohet nga një gropë e stërmadhe mbeturinash e ujrash të zeza, rrethuar nga ngrehinat pa leje që u shembën e pastruan, në një liqen të qytetit me shëtitore e mjedise rekreative përgjatë perimetrit të tij…”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here