Hahn: Vettingu është vendimtar për negociatat për Shqipërinë

0
755

 

Johannes Hhan, vuri sërish theksin te Ligji i Vettingut, si tepër i rëndësishëm dhe vendimtar për hapjen e negociatave për Shqipërinë. Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Hahn tha se për të marrë rekomandimin për anëtarësimin në BE, Shqipëria duhet të japë rezultate për Vettingun.

“Kemi mundësi që të diskutojmë të shkëmbejmë ide për progresin që ka bërë Shqipëria. Duhet të punojmë për sfidat. Ne bazohemi te faktet dhe jo te thashethemet dhe aludimet.

Me rëndësi që të arrijmë të qytetarët dhe të flasim për progresin që ka bërë Shqipëria. Ne mund të bëjmë shumë më shumë për këtë. Kemi në fakt diçka për të treguar në lidhje me ecurinë dhe progresin për luftën kundër drogës apo për uljen e numrit të azilkërkuesve dhe kjo është një tjetër arritje e madhe.

Ne kemi synime për 2018. Duke u bazuar te fjalimi i Juncker për të ardhmen. Ne do të nxjerrim një strategji për Ballkanin në muajin Shkurt dhe për herë të parë pas 15 vitesh do të ketë edhe një samit të Ballkanit që do të organizohet nga Presidenca Bullgare në Maj të 2018. Kjo tregon të ardhmen evropiane të Ballkanit. Për të marrë rekomandimin presim rezultatet për Vettingun. Rezultatet e para i pres në fillim të vitit. ONM po punon me ekspertë nga e gjithë bota.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here