Kombetarja ne stervitjen e pasdites se sotme,priten ndryshime te medha

0
1577

Ndaj Turqisë këtë të hënë është vetëm ndeshje miqësore, por impenjimi në Antalia, ku është grumbulluar Kombëtarja, duket tejet i madh.

Nga Turqia, duket se do të nisë një erë e re në Kombëtaren kuqezi nën drejtimin e trajnerit Christian Panucci. Italiani po kërkon të njohë sa më shumë grupin që ka në dispozicion, edhe pse koha nuk është e madhe.

Kombëtarja është duke vazhduar me dy seanca stërvitore dhe pritet që ndaj Turqisë të kemi një Kombëtare të ndryshuar krahasim me atë që kemi parë në eliminatoret e Botërorit, të cilat i mbyllëm në vendin e tretë në grup.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here