Komisioneri Hahn ndan çmimin e BE-së në qytetin ku u pergjuan Habilajt

0
1129

Erdhi për të folur në ‘Ditën e mediave’, por ka përfunduar në Vlorë për të ndarë disa çmime që kanë të bëjnë me ‘lungomaren’, e cila ka përfunduar përgjysëm.

Komisioneri i Zgjerimit Johanes Hahn shkoi në Vlorë, bashkë me Edi Ramën dhe ambasadoren e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin.

Ata kanë parë punimet për ‘lugomaren’ dhe për këtë rast Rama kishte organizuar edhe një ceremoni për të ndarë disa çmime për disa artistë që kishin marrë pjesë në një konkurs për disa vepra skulpture.

Çmimin e parë në qytetin e Vlorës e ndau Komisioneri Hahn. Por Vlora është edhe qyteti i Habilajve, trafikantëve të mëdhenj të drogës që në bashkëpunim edhe me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, akuzohen se kanë dërguar në Itali, mbi 20 milionë euro kanabis.

Pikërisht për ‘trafik droge si organizatë kriminale’ dhe ‘korrupsion të funksionarëve të lartë’, akuzohet Saimir Tahiri nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Por mazhoranca e drejtuar nga Edi Rama nuk e lejoi prokurorinë të arrestonte Tahirin, kushëririn e Habiljave. Sot Hahn shkoi pikërisht në Vlorë e ndau çmime në qytetin ku Guardia di Financa përgjoi Habilajt, përgjime ku doli edhe emri i Saimir Tahirit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here