PRODHIMI I KANABISIT NGA FSHATARËT, GRIDA DUMA: NUK ËSHTË PROBLEM TA LEGALIZOSH SI KONTRATË

0
916

 

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka folur për titujt e pronësisë së tokës bujqësore, që sipas saj është vonuar më shumë seç duhet.

Po ashtu, ajo foli edhe për problemet ekonomike ku janë përfshirë banorët e zonave rurale dhe atyre që administrojnë tokat bujqësore, duke bërë një krahasim edhe me kontratën e legalizimit të kanabisit, në kushtet kur qeveria nuk ofron asnjë ofertë për këtë kategori.

“Ju diskutoni titujt e pronësisë së tokës bujqësore për t’i shtyre edhe një vit akoma. 8 mijë janë pronat që ka trajtuar OSBE dhe i keni patur gati, ju erdhët në pushtet për legalizim falas.

Jo më të vonohet më tej, ceshtja është çfarë po ndodh me tokën bujqësore. Ekonomia është marrëdhenie sociale e shoqërisë, nëse shoqëria vuan kode të bashkëpunimit mes interesave me benefite të moralshëm, atëherë zhvillimi shkon poshtë.

Atë që punon në fshat nuk dua ta quaj fshatar, ata kanë më shumë moral se sa shumë figua të publicitetit tonë qoftë edhe politikë.

Nëse janë rritur me kulturën që do prodhojë tokën bujqësore nuk mund të ndëshkohen.

Nuk kanë certifikatë ISO, vetëm 2-3 produket bujqësore hyjnë në tregun evropian. Problem nuk është të legalizosh kontarën e kanabisit, ceshtja është të luftosh paratë e zeza që vijnë nga ky kanabis bio.

Kur diskutohet për legalizimin e drogërave, nëse burimet prodhojnë para, atëherë paraja prodhon më tepër nga ai produkt.

Jo rrallë herë gjendemi para shqiptarëve, që thonë vetë e ka fajin ky popull pse nuk ngrihet, pse nuk reagon kur bëhen padrejtësi. Nuk ka ende në histori që populli ka reaguar i vetëm marksiste. Nuk ka popuj që organizohen pa elitat e tyre. Bujqësia pa asnjë përmirësim për të thithur projektet evropiane hyn në tregun europian me disa produkte. Nëse kanabisi prodhon para nuk mund të shajmë pse fshatarët japin me qera tokat bujqësore. Është e papranueshme që kur s’japim ofertë për ekonominë, që ekonomia informale ti drejtohemi fermerëve e keni fajin ju që nuk reagoni.

Kodet morale kanë rënë. 80% e kompanive me bashkëortakësi janë me një pronar të vetme. Kodet e shoqërisë shqiptare kanë rënë, nuk ndërtohen juridikisht. Me tituj apo pa tituj ceshtja a do prodhohet apo jo më kanabis, bujqësia do përditojë nga ekonomizimin i shakllës?”, u shpreh Duma.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here