Rama: Meritojnë hapjen e negociatave me BE. Hahn: Bazohemi në fakte e prova, jo thashetheme

0
761

 Gjatë një konference për mediat me komisionerin Johanes Hahn, kryeministri Edi Rama ka thënë se Shqipëria ka arritur sukses në luftën kundër kanabisit dhe krimit he meriton hapjen e negociatave me BE për anëtarësimin. Rama u shpreh se ka nisur edhe zbatimi i vettingut.

“Kjo vizitë vjen në një moment të rëndësishëm në kuadër të hapjes së negociatave për anëtarësimin. Shqipëria e ka nisur procesin e vettingut dhe diskutuam hapat që duhet të ndërmarrim së bashku. Diskutuam për suksesin në luftën kundër kanabisit, sukses i mëshiruar në raportin analitik pas monitorimit të Guardia di Finanzës si dhe për operacionin ‘Forca e ligjit’. Padyshim që sot jemi në kushtet ku mund ta themi me plotë gojë Shqipëria meriton hapjen e negociatave. Ne jemi të inkurajuar edhe për rrjedhën e procesit të Berlinit që tregon dobinë e tij”- tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here