RUÇI I PRET FJALËN ALBANA VOKSHIT: NDËRPRITET FONIA, KY ËSHTË ABUZIM

0
895

 

Deputetja e PD, Albana Vokshi sapo ka marrë fjalën për procedurë i është ndërprerë fonia nga kreu i kuvendit, Gramoz Ruçi.

Sapo ka nisur të flasë për ato që ajo i cilëson “probleme aktuale”, Ruci ka ndërperë fjalën, pasi sipas tij fjalimi i saj nuk kishte të bënte me rendin e ditës.

Voshi: Këto janë interpelanca të sajuara, janë skenarë për të tërhequr vemendjen nga situata aktuale

Ruçi: Të ndërpritet fonia, është abuzim.

Megjithatë, ndërsa Ruçi ka vijuar me leximin e programit të rendit të ditës, Vokshi nuk ka pranuar të lëshojë foltoren për disa minuta, duke ngjallur kështu edhe reagimin e deputetëve të tjerë të opozitës së djathtë, për t’i ridhënë fjalën Vokshit.

Pabvarësisht kërkesave të vazhdueshme për tu ulur, Vokshi nuk ka pranuar të lëshojë foltoren duke bërë që Ruçi t’i tërheqë asaj vërejtje dhe më pas duke ndërprerë seancën për 5 minuta pushim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here