SPAHO MERR FJALËN NGA VENDI, NJOFTON DIREKT RUÇIN PËR Ç’PO NDODH TANI: RAMA NA PREMTOI

0
1049

 

Edmond Spaho i PD ka marrë fjalën nga vendi për t’i komunikuar kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi, ç’po ndodh tani me transmetimin e seancës.

“RTSH nuk po e transmeton seancën, e ka kaluar te RTSH Kuvendi që shikohet nga një audiencë e kufizuar, ju lutem merrni masat”, i tha Spaho- Ruçit dhe i kujtoi premtimin e kryeministrit Rama në debatin e para një muaji lidhur me sinjalin e transmetimit.

“Doni ta verifkoj? Pyeti Ruçi duke i kaluar fjalën deputetes Pampuri e duke kërkur “off record’ informacion nga RTSH.

“ Qetësi, qetësi…” kërkoi Ruçi teksa në sallë u krijua kakofoni.

(Ruçi fiton pak kohë dhe fill pas fjalës së Pamurit lexon  nenin përkatës për transmetimin e seancave)

Ruçi: Televizioni në rastin konkret është në rregull.

Spaho: E drejta e informimit është një e drejtë Kushtetuese, së dyti kur ngrita këtë problem iu refrova traditës së Kuvendit ku seancat gjithmonë janë transmetuar të plota nga TVSH.

Së treti iu referova premtimit të kryeministrit Rama që u zotua se do transmetohen në mënyrë të pandërprerë.

Spaho: Mos biem pre e tekave të drejtorit të RTSH që edhe dje ka mabjtur të njëjtën qëndrim kokëfortë si para një muaji kur zhvilluam një debat. E kërcënuat drejtorin edhe me pushim nëse nuk fillonte transmetimin, mos ju referoni nenit të rregullores por traditës.

Ruçi: Debati nuk është bërë për tranmetimin por për TVSH që nuk i jepte sinjal televizioneve private. Nëse doni të ndryshoni rregulloren, ju lutem vazhdoni kolegë deputetë…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here