Tentoi vetëflijimin, Zalli djegie në 25% të trupit e probleme nervore

0
1035

35-vjeçari Saimir Zalli që tentoi që të vetëdigjet në Tiranë sot para parlamentit ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital. Burimet bejne me dije se ai ka djegie në 25% të trupit, jo të një grade të lartë, por sipërfaqësore.

Sipas mjekëve ai ndodhet në gjendje të stabilizuar, jashtë rrezikut për jetën, por ka shfaqur probleme nervore, ndërsa janë thirrur mjekë psikiatër.

Edhe babai i tij, në një prononcim sot për REPORT TV deklaroi se djali ka nevojë për një psikolog, pasi ndodhet në gjendje të rënduar për shkak se ish-vjehrra nuk e lejon të takojë fëmijët edhe pse ka vendim gjykate.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here