Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, pas deklaratës së këtij të fundit se gazetarët po shkelin të drejtat e njeriut.
“Kryeministri që fyen mediat qahet se media po shkelin te drejtat e njeriut. Ha ha
Kryeministri i drogës flet qahet në fakt se ca media me sa duket nuk po i blen dot.
Ky mendjeprishur, që fyen në mënyre histerike mediat dhe gazetarët, po ankohet se mediat po shkelin te drejtat e njeriut.
Po ky duke i fyer e poshtëruar mediat këtij mendjegremisurit i duket se respekton të drejtat e njeriut.
Liria e medias në Shqipëri është në udhëkryqin më të rrezikshem sepse droga e kryeministrit ka qelbur dynjanë dhe kërkon të qelbë edhe median sa të mundë.
Kur nuk ja arrin ky qan……”, shkruan Vasili në rrjetet sociale.