Vasili ‘qesh’ me Ramën: Mendjeprishuri fyen në mënyrë histerike mediat, po ankohet se po shkelin të drejtat

0
761

 Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka ironizuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama se mediat shkelin të drejtat e njeriut nga mëngjesi deri në darkë.

Ndërsa i shton një të qeshur statusit të tij, Vasili shkruan se Rama i fyen në mënyrë histerike mediat dhe gazetarët por ankohet se po shkelin të drejtat e njeriut.

“Kryeministri që fyen mediat qahet se media po shkelin të drejtat e njeriut. Ha ha
Kryeministri i drogës flet qahet në fakt se ca media me sa duket nuk po i blen dot.
Ky mendjeprishur, që fyen në mënyrë histerike mediat dhe gazetarët, po ankohet se mediat po shkelin të drejtat e njeriut.
Po ky duke i fyer e poshtëruar mediat këtij mendjegremisurit i duket se respekton të drejtat e njeriut.
Liria e medias në Shqipëri është në udhëkryqin më të rrezikshëm sepse droga e kryeministrit ka qelbur dynjanë dhe kërkon të qelbë edhe median sa të mundë. Kur nuk ia arrin ky qan”, shkruan Vasili.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here