Dosja ‘Habilaj’, zgjatet me 20 ditë masa e arrestit për Nezar Seitin

0
735

Gjykata e Tiranës ka zgjatur me 20 ditë afatin e masës se sigurisë për qëllime ekstradimi të Nezar Seitit, i arrestuar si pjesë e dosjes hetimore “Habilaj”. Mësohet se ka qenë Prokuroria që kërkoi zgjatjen e masën e arrestit me 60 ditë, kërkesa u pranua pjesërisht nga togat e zeza.

Nazer Seiti njëri nga njerëzit e konsideruar nga prokuroria e Katanias në Itali, si anëtar i bandës së drejtuar nga Moisi Habilaj u arrestua në Babicë të Vlorës, aksion në të cilit u kapën 4 ton drogë.
Prokurori ka pretenduar në seancat e kaluara se Nazeri është përgjuar në makinë (përgjime ambientale) me dhjetëra herë, ndërsa një provë e fortë për ta lënë pas hekurave ishte një bisedë me Moisi Habilajn për të liruar nga burgu një mikun e tij me nofkën “Maloku” dhe përmendnin një shifër prej 200 mijë eurosh.

“Kam 200 mijë ku t’i fsheh”, dëgjohen ata në një moment, e më pas, siç tha prokurori në seancë, kanë dyshuar se mos përgjoheshin dhe kanë çmontuar të gjithë tapicerinë e makinës. Këto lekë sipas prokurorit, do përdoreshin për lirimin e mikut të tyre me nofkën “Maloku” të kapur më kuadër në operacionin policor “Odesa” në vitin 2012. Kujtojmë se më herët Seiti ka shfaqur vullnetin për tu ekstraduar në Itali, ku kërkon të përballet me akuzat e trafikimit të drogës nga Shqipëria në drejtim të Italisë. Por pavarësisht këtij vullneti, gjykata e Tiranës nuk e mori parasysh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here