Eksport pa ndihmen e shtetit

0
959

Reç, 600 ton geshtenja shkuan jashte fale angazhimit fermereve

20 kilometer ne veri te qytetit te Shkodres, ndodhet fshati Reç i njohur per kultivimin masiv te geshtenjes. Fshati i cili rreth 1 dekade me pare, nuk ofronte pothuajse asgje, tashme prodhon cdo sezon rreth 600 ton geshtenja. Por ne nje kohe qe shteti do te duhej te ishte krah ketyre fermereve, ndodh e kunderta. Ata kane siguruar cdo gje vete dhe per me teper nuk perfitojne asnje subvencion, prandaj apelojne qe ne kete rast te vihet dore.

Ne fillim te viteve 2004, atehere kur nisi edhe tregtimi i geshtenjes çmimi i saj ishte vetem 40 leke. Ndersa sot fermeret thone se geshtenja shitet me 120 leke, duke patur keshtu perfitime te kenaqshme

Në këtë zonë rreth 12 vite me pare u krijua kooperativa prodhimtare e cila merret me grumbullimin dhe tregtimin e kulturës së gështenjës drejt Italise. Zona e Reçit është përfshirë në projektet e Programit për Decentralizim dhe Zhvillim Vendor, si një projekt strategjik ku Instituti i Kërkimeve Urbane ka bërë një studim të posaçëm për zhvillimin ekonomik të zonës nëpërmjet kultivimit të gështenjës. Në projekt përfshihet përmirësimi i kushteve për mirëmbajtjen e pemëve ekzistuese dhe kultivimin e pemëve të reja dhe gjithashtu ngritja e një fabrike përpunimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here