Ish-ministri demokrat,Mustafaj: Rama po zhvendos vemendjen nga problemet e medha duke u marre me gazetaret

0
896

Ish-ministri demokrat, Besnik Mustafaj i ftuar sot në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24 komentoi gjuhën që përdor kryeministri Rama për mediat e gazetarët, por edhe aksionin që ka paralajmëruar kryedemokrati Lulzim Basha.

 

 

Mustafaj tha se gjuha që Rama përdor me mediat është një mënyrë për ta zhvendosur vëmendjen nga problemet më të mëdha tek ato më pak të rëndësishme.

“Media është pushtet më vete, është një nga themelet e demokracisë pushtet i garantuar me Kushtetetutë. Në këtë kuptim, shprehjet e Ramës janë sulme ndaj një pushteti të pavarur. Se sa i besueshëm është këtë se vendos kryeministri. Kjo nxjerr në pah problemet që ai ka. Vetë ai ka krijuar një media, ERTV e tij është pjesë e peizazhit, pra, ai e kupton rëndësinë e komunikimit. Sulmet ndaj medias frymëzohen nga një mentalitet autoritarist. Edi Rama është një njeri i teatrit, fakti që ka bërë shkollë arti pasqyrohet edhe tek mënyra se si do ta manipulojë opinionin publik. Përpara skandaleve ai bën një tentativë për të larguar vëmendjen e opinionit tek probleme të tjera”,- tha Mustafaj.

Ndërsa në lidhje me një aksion të ri që po shqyrton opozita, siç është dalja sërish në sheshin e protestave, Mustafaj shprehet skeptik dhe thotë se nuk janë kushtet.

“A është nevoja për një shprehje edhe në rrugë të pakënaqësisë poppullore? Unë them se po është nevoja, por a është opozita gati që të tërheqë njerëzit? Duhet të dini se shoqëria aq sa shpreh një lloj neverie ndaj shumicës parlamentar, aq ka edhe mosbesim të madh dhe mungesë gadishmërie për të ndjekur opozitësn. Klasa politike po kalon një krizë”,- vijoi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here