Pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore, përfaqësuesi i LSI në komision ka folur jashtë ambienteve të kryesisë së Kuvendit. Ai tha se Gramoz Ruci nuk e lejoi të fliste dhe se u nxitua të mbyllë mbledhjen pas fjalës së dy kryetarëve.
Dhe për të realizuar këto duhet vullnet politik. Nuk e kuptova se pse kreu i Kuvendit nuk lejoi anëtarët e tjerë të flasin. Më bëri përshtypje se dhe anëtarët e tjerë të mazhorancës ikën mbrapa si ushtarë të Rucit. Unë isha në komision për të qenë bashkëpunues dhe mbrojtës të votës. Ambasadori i OSBE të që mos rrijë si ushtar i Rucit, por duhet të reagojë”- tha Luan Rama.