Kush është gjyqtari që iu gjetën 300 milionë lekë në banesë, nga çështja ‘Gërdeci’ tek KLD-ja

0
1307

 Gjyqtari Sh. Mirit, të cilit policia i gjeti 300 milionë lekë ishte emëruar që prej vitit 2010 në Gjykatën e Apelit të Tiranës.

‘BalkanWeb’ mëson se Miri, ka qenë anëtar i KLD-së deri në vitin 2012-të dhe më herët gjyqtar i Apelit në Durrës (para 2010). Ndër çështjet e bujshme që ka gjykuar Miri është edhe ajo e Gërdecit.

HETIMI
Mësohet se Prokuroria e Përgjithshme ka nisur një hetim prej gati një viti ndaj Mirit, ndërsa gjatë kontrollit atij i janë gjetur në banesë një shumë prej 20 mijë eurosh, që dyshohet të jenë marrë në këmbim për të ndryshuar kualifikimin e një vrasjeje të ndodhur në Burrel, në vitin 1997.

Dyshohet se gjyqtari ka ndryshuar akuzën nga vrasje, në plagosje të rëndë me dashje. Shtetasi i akuzuar quhet Gentian Doda, i ekstraduar kohë më parë nga Los Anxhelos, në SHBA. Shtetasi Gentian Doda njihet si “kundërshtar” i famijles ‘Dedja’.

Pavarësisht faktit se gjyqtarit i janë gjetur një shumë e madhe lekësh, ndaj tij ende nuk është marrë asnjë vendim për masë sigurimi, që pritet të merret sot, apo në ditët në vijim. Duhet të theksojmë faktin se minimalisht akuza që mund të ngrihet për gjyqtarin është ajo e fshehjes së të ardhurave, parashikuar nga neni 180 i Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here