Letra e deputeteve derguar presidentit,Meta i pergjigjet…

0
868

Presidenti Ilir Meta u është përgjigjur negativisht letrës së 7 deputetëve e opozitës lidhur me kërkesën për të bërë deklasifikimin e dokumenteve të mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Sigurisë. Në përgjigjen e tij kreu i shtetit theksoi se nuk i deklasifikon këto dokumente.

 

 

LETRA E PRESIDENTIT

Përgjigje kërkesës së grupit të deputetëve të Komisionit të Sigurisë Kombëtare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
Të nderuar deputetë,
paraprakisht dëshiroj t’ju shpreh konsideratat e mia për shqetësimin që ndani nëpërmjet kërkesës suaj, si dhe me këtë rast t’ju inkurajoj për angazhimet tuaja në luftën kundër krimit të organizuar dhe çdo fenomeni që mundet të cënojë sigurinë kombëtare!

Nëpërmjet kësaj përgjigje, ju bëj me dije se nuk e kam aprovuar kërkesën tuaj pasi nuk e kam gjetur në përputhje me paketën ligjore: “Për informacionin e klasifikuar ‘sekret shtetëror’, dhe konkretisht me nenet: 7’13 dhe 16 të ligjit Nr.8457, datë 11.02.1999, i ndryshuar. Po ashtu, e kam çmuar në kundërshtime edhe me nenin 24 të po këtij ligji, pasi siç e dini në mbledhjet e KSK-së, diskutohen çështje dhe informacioneve të bashkëpunimit me vendet partnere dhe institucioneve ndërkombëtare, ndaj të cilëve e kemi detyrim të sigurojmë të njëjtat standarde ruajtjeje me ato që zbatohen nga shteti apo institucionet ndërkombëtare.

Në shtesë, nuk e gjej në pajtim me kërkesat dhe frymën e pikës 8, neni 10 të Ligjit 64/2014: “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit të FA-ve”, ku përcaktohet se: “Mbledhjet e KSK-së, zhvillohen të mbyllura”, pasi definicionin “të mbyllura”, përveçse një detyrim ligjor, e çmoj si një qasje për të krijuar një atmosferë besimi ndërmjet anëtarëve të KSK-së.

Thënë këto, gjykoj se është në interesin dhe detyrimin e Institucionit të Presidentit të Republikës që t’u ofrojë anëtarëve të KSK-së sa më shumë “Garanci besimi” për ta: “këshilluar dhe mbështetut Atë në ushtrimin e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore”.

Duhet të sigurojmë të njëjtat standarde ruajtje me ato që zbatohen nga shteti apo institucionet ndërkombëtare.

Në shtesë, nuk e gjej në pajtim me kërkesat dhe frymën e pikës 8, nenit 10 të Ligjit 64/2014: “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit të FA-ve”, ku përcaktohet se: “Mbledhjet e KSK-së, zhvillohen të mbyllura”, pasi definicionin “të mbyllura”, përveçse një detyrim ligjor, e çmoj si një qasje për të krijuar një atmosferë besimi ndërmjet anëtarëve të KSK-së.

Thënë këto, gjykoj se është në interesin dhe detyrimin e Institucionit të Presidentit të Republikës që t’u ofrojë anëtarëve të KSK-së sa më shumë “garanci besimi” për ta: “këshilluar dhe mbështetur Atë në ushtrimin e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore”.

Përtej këtij rasti në vetë-vete, “deklasifikimin dhe publikimin e diskutimeve në mbledhjet e KSK-së”, pavarësisht qëllimeve pozitive të një grupimi politik, shoqëror apo social të caktuar nuk e gjej plotësisht në përputhje me interesat afatgjata të sigurisë kombëtare.

Vlerëson se deklasifikimi dhe publikimi i diskutimeve në mbledhjet e KSK-së (që nuk ka ndodhur asnjëherë), do të përbënte një precedent me pasoja afatgjata për funksionimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Nga ana tjetër, në rastet kur vlerësohet se ka prova që munden t’i shërbejnë hetimit për çdo gjë që ka të bëjë me shkeljen e ligjit dhe cënimin e sigurisë kombëtare, Institucioni i Prokurorit të Përgjithshëm, mundet të kërkojë dhe të përdorë për interesa të hetimit informacionin e mbledhjeve të KSK-së në mënyrën e përcaktuar nga ligji.

Njëkohësisht, dua t’ju siguroj për ndjeshmërinë maksimale të Institucionit të Presidentit të Republikës mbi domosdoshmërinë e forcimit të luftës kundër krimit të organizuar dhe të kontrollit të kufijve, si dy elemente të rëndësishme të sigurisë kombëtare. Në këtë drejtim, mbetem i hapur për të bashkëpunuar ngushtë me Kuvendin dhe Komisionin e Sigurisë Kombëtare në të ardhmen.

KERKESA E DEPUTETEVE
Deputetët e opozitës në komisionin parlamentar të sigurisë, iu drejtuan me një kërkesë Metës që të publikojë të dhënat e raportuara nga institucionet për luftën ndaj drogës me qëllim që të ballafaqohen rezultatet e dhëna.

Deputetët e Partisë Demokratike dhe LSI argumentuan se tani, ka një ndjeshmëri për situatën e rëndë të trafikut të drogës dhe përfshirjen e zyrtarëve të lartë të përfshirë në të, e mbi të gjitha, siç thuhet edhe në letrën drejtuar Metës, skandalit të publikuar në media për dosjen “Habilaj”. Letra e drejtuar Ilir Metës u firmos nga deputetët Flamur Noka, Isuf Çelaj, Xhemal Gjunkshi, Myslym Murrizi, Ervin Salianji, Luan Rama dhe Endrit Brahimllari.

Pergjigja e Metes (1)

Pergjigja e Metes (2)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here