Ndalimi, gjyqtari Miri takohet me avokatin, do të pyetet nga Braho

0
801

 

Ka mbërritur në drejtorinë e policisë së Tiranës rreth orës 13:40 avokati i gjyqtarit të ndaluar për korrupsion, Shkëlqim Miri. Gjyqtari ka zgjedhur për t’u mbrojtur para drejtësisë për akuzat e ngritura avokatin Ardian Visha.

Avokati do të takohet me Mirin në ambientet e drejtorisë së policisë së kryeqytetit. Ndërsa pritet vendimi i KLD nëse do të japë autorizimin për arrestimin e gjyqtarit Miri, i cili deri tani është në masën e ndalimit me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Gjyqtari akuzohet se ka marrë një shumë prej 20 mijë eurosh duke i ndryshuar akuzën Gentian Dodës nga vrasje në plagosje. Ndërkohë që në hetim për këtë dosje janë edhe dy gjyqtarët e tjerë që ishin pjesë e trupës Agim Bendo dhe Flutura Skënderi.Gjithashtu Shkëlqim Mirit iu sekuestruan gjatë kontrollit në banesë një shumë prej 34 milionë lekë. Gjyqtari pritet te merret në pyetje nga prokurori Klodjan Braho dhe dy oficerë të policisë gjyqësore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here