Pa makinë dhe me të ardhura ‘modeste’, pasuria që deklaronte në vitin 2014 gjyqtari Miri

0
1107

Gjyqtari i gjykatës së Apelit në Tiranë, Shkëlqim Miri është ndaluar sot me kërkesë së prokurorisë së Krimeve të Rënda, pasi akuzohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv”. Gjatë kontrollit në banesë atij iu gjetën 300 milionë lekë të vjetra dhe një shumë tjetër eurosh që që dyshohet të jenë marrë në këmbim për të ndryshuar kualifikimin e një vrasjeje të ndodhur në Burrel, në vitin 1997 (me dy viktima).

Por nga një verifikim në portalin e deklarimit të pasurisë bie në sy fakti se gjyqtari nuk justifikon shumë e parave të gjetura me deklarimin e pasurisë që ka bërë deri në vitin 2014. Ai ka deklaruar në banesë afro 50 metra katrorë, 4 milionë lekë të vjetra kursime në bankë si dhe 1 349 625 lekë të ardhura nga paga e tij. Gjithashtu ai rezulton se ka marrë edhe një kredi në një bankë të nivelit të dytë në shumën 50 mijë euro dhe me normë interesi rreth %. Gjithashtu ai rezulton pa makinë dhe pa pasuri të tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here