Saturday, April 20, 2024
HomePolitikëRama mbledh qeverinë në Dibër,ja cilat vendime u morrën

Rama mbledh qeverinë në Dibër,ja cilat vendime u morrën

-

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, kryeministri Edi Rama doli në një konferencë për shtyp ku paraqiti vendimet e marra.

“Kemi marrë disa vendime, më i rëndësishmi është: Nxitja e turizmit, dhe është domosdoshmëri që në vendin tonë të kemi infrastrukturë me 4-5 yje,” tha Rama.

Gjithashtu kryeministri shtoi se nesër do të bëhet prezantimi i projektit final të rrugës së Arbrit.

“Nesër prezantojmë projektin përfundimtar të rrugës së Arbrit, tani që është përzgjedhur dhe kompania, jemi në përfundim të kontratës dhe mosndërprerjen deri në fund të punimeve, për këtë rrugë që për 27 vite nuk u kujtua njeri. Ky është një zotim madhor për një aks që nuk i takon thjesht Dibrës. Patjetër që me ndërtimin e tij, Dibra bëhet de facto pjesë e metropolit, dhe krijohet një mundësi e madhe për zhvillimin ekonomi, social, dhe një integrim të plotë të bashkësive me qendër Tiranën, por me shtrirje drejt Durrësit dhe Dibrës. Por është edhe një aks jashtëzakonisht i rëndësishëm kombëtar, për të lidhur pjesën me jashtë kufirit”, u shpreh kreu i qeverisë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts