Një 33-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga shërbimet e policisë, pasi ka tentuar të fusë një celular në burgun e Fushë-Krujës.
Në pranga ka përfunduar Artur Xhepi 33 vjeç, banues në Fushë–Krujë, i cili ka tentuar të fusë celular në burg për një të afërmin e tij.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Futja ose mbajtja se sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.