Vasili akuzon Ramen: Po godet mediat per te terhequr vemendjen nga krimi dhe droga

0
722

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, akuzoi kryeministrin Edi Rama se po bën të pamundurën duke goditur mediat, në mënyrë që të largojë vëmendjen nga krimi dhe droga.

 

 

“Ky duhet të përgjigjet deri më një për drogën dhe krimin që mbolli në Shqipëri, që e damkosi si askush tjetër këtë vend.

Sa për mediat të blejë sa të dojë,” shkruan Vasili.

Statusi i plote

Të përgjigjet kryeministri për drogën dhe krimin, debati për median shfokusim i qëllimshëm i tij.

Kryeministri u shqye më dysh që të bëjë protagonistin duke goditur mediat. Nuk ka asnjë merak ky, as për të drejtat e njeriut e as për liritë, sepse ky veç i shet e i blen ato. Kryeministri dhe parimi (parimet) janë të kundërtat e njeri-tjetrit.

Ky duhet të përgjigjet deri më një për drogën dhe krimin që mbolli në Shqipëri, që e damkosi si askush tjetër këtë vend.

Sa për mediat të blejë sa të dojë…Po “France International”, “Frankfurter Alegmaine Zaitung”, “Corriere della Sera”, “New York Times”, “The Telegraf”, a i blen dot?!

Mos u merrni me marrëzitë e tij, do të krijojë muhabete pa vlerë thjesht për ta devijuar vëmendjen.

Të përgjigjet kryeministri përpara task-forcës së tre milionë shqiptarëve për drogën dhe krimin epidemik.

Sa për mediat, media të ndershme e me integritet në Shqipëri e në Botë ka plot, që do të tregojnë çdo gjë sot e çdo ditë për pushtetin e krimit dhe krimin në pushtet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here