1 ton kanabis në Velipojë, operacioni nga Tirana,shkak frika nga dekonspirimi

0
2352

Operacioni në Velipojë ku u sekuestruan një ton kanabis është mbajtur sekret, ndërsa ndërhyrja është bërë nga Forcat Operacionale nga Tirana. Në dijeni të operacionit nuk ka qenë e gjithë drejtoria e Shkodrës për shkak të frikës se mund të dekonspirohej, pasi dyshohej se trafikantët mund të kishin mbështetje brenda policisë lokale.

 

Dyshimet rezultuan të verteta, pasi ne operacion u arrestua nje efektiv policie, i cili kishte dale garant per transportin e droges. Policia kishte rënë në gjurmët e trafikantëve nga përgjimet, ndërsa ndërhyrja është bërë në momentin e fundit kur kanabisi po ngarkohej nga furgoni në gomone për t’u trafikuar në Itali.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here