Ndihma ekonomike,79 891 familje do marrin 2-3 herë më shumë

0
740

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në fushën e mirëqenies sociale ka në fokus ndihmën ekonomike, ku sipas ministres Manastirliu, ajo do të dyfishohet ose trefishohet për 79 891 dhe do të krijohet një skemë për të reduktuar numrin e abuzimeve. Gjithashtu, për vitin 2018 janë parashikuar të trajtohen me pagesa të aftësisë së kufizuar 164 410 persona me aftësi të kufizuara, kujdestarë të PAK dhe invalidët e punës.

Arritjet për 2017:
-Ndihmë ekonomike të plotë dhe jo të pjesshme, sipas numrit të individëve të çdo familjeje. 32 441 familje do të paguhen dyfish/trefish më shumë se aktualisht;

-Rritje e fondit nga 3% në  6% për pushtetin vendor për të trajnuar rastet që nuk mund të përfitojnë nga sistemi elektronik;

-Dy dhe trefishim i masës së ndihmës ekonomike që përfitojnë familjet në nevojë, krahasuar me vitin 2013;

-Pagesë shtesë për fëmijët që ndjekin shkollën dhe vaksinohen;

-Shpërblime për 80 mijë familje në nevojë për festat e fundvitit;

-Program ri-integrimi social që lidh skemën e ndihmës ekonomike me skemat aktive të punësimit/ riintegrimit social;

-Regjistër Elektronik Kombëtar me infrastrukturë elektronike të zhvilluar në të gjithë vendin që siguron menaxhim dhe kontroll më të mirë mbi përdorimin e fondeve të ndihmës ekonomike dhe shmang abuzivitetin;

-Shmangia e abuzivitetit në skemën e ndihmës ekonomike në masën 23% të skemës krahasuar me 2013.

Prioritetet për vitin 2018:
-Rritja e efikasitetit dhe transparencës së skemës të Ndihmës Ekonomike nëpërmjet administrimit të regjistrit elektronik kombëtar dhe përdorimit të sistemit të pikëzimit. Qëllimi është rritja e shenjëstrimit dhe mbulimit të familjeve të varfra, krijimi i një sistemi të paanshëm dhe transparent, duke ulur subjektivitetin në vendimmarrje, si dhe rritja e efiçencës në administrimin e skemës. Targetimi i më të varfërve do të bëjë të mundur “pastrimin” e skemës nga abuzuesit dhe futjen në skemë të familjeve më në nevojë. Brenda vitit 2018, do të shtrihet skema në nivel kombëtar duke përdorur kritere të reja gjithpërfshirëse.

-Rritja e kapaciteteve të strukturave qendrore, rajonale dhe vendore, në fusha që përfshijnë administrimin, monitorimin dhe vlerësimin e skemës së Ndihmës Ekonomike dhe përmirësimi i shërbimeve të kontrollit për të reduktuar numrin e abuzimeve;

-Transformimi i programit të Ndihmës Ekonomike në skemë aktive riintegrimi nëpërmjet krijimit të paketës për krijimin e mundësive për punësim, duke rritur përfshirjen të tregut të punës në 5% të përfituesve të Ndihmës Ekonomike.

-Për vitin 2018 janë parashikuar të përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike 79 891 familje. Synojmë targetimin më të mirë të familjeve në nevojë. Me skemës e re janë rishikuar masat e pagesës mujore, është hequr ndihma ekonomike e pjesshme dhe është rritur masa mesatare mujore në 5 600 lekë në muaj.

-Vënia në zbatim e sistemit të ri të vlerësimit sipas modelit bio-psiko-social duke rritur me 4.5% numrin e përfituesve që realisht u takon dhe duke ulur me 10% rastet abuzive.

-Për vitin 2018 janë parashikuar të trajtohen me pagesa të aftësisë së kufizuar 164 410 persona me aftësi të kufizuara, kujdestarë të PAK dhe invalidët e punës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here