Rama jep lajmin e mirë për nxënësit e shkollave fillore, por ka dhe një kusht

0
1011

Pas kërkesës së vazhdueshme të opozitës që qeveria t’i japë librat falas për nxënësit e shkollave 9-vjeçare, kryeministri Edi Rama ka dhënë sot një lajm të mirë.

Nga Dibra, ku po mban një dëgjesë publike me banorët, ai pohoi se qeveria do të japë libra falas për fëmijët nga klasa e parë, deri në të katërtën. Ai mes të tjerash theksoi se kusht do të jetë kthimi i tyre në fund të vitit shkollor.

“Librat falas për fëmijët nga klasa e parë, deri në të katërtën. Do ketë një mekanizëm, me një kusht që fëmija që merr falas libra, i dorëzon dhe merr të tjerët falas. Kështu është Franca. Nuk ka libra falas, hidhi tek lumi dhe nxirr ipohnin dhe nuk shkon në shkollë, në këtë mënyrë do garantojmë gjithë ato para”, tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here