Zbulohet ku i kishte fshehur paratë gjyqtari Shkëlqim Miri

0
974

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Tiranë, Shkëlqim Miri, ishte nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda prej të paktën 6 muajsh. Ai dyshohet se ka marrë shumën parash për të lënë në fuqi vendimin e dënimit që favorizonte një të dënuar për vrasje, të cilit i ishte ndryshuar akuza në plagosje të rëndë me dashje.

 

 

Pas hetimeve dhe përgjimeve, prokuroria krijoi bindjen se gjyqtari e kishte marrë këtë shumë parash, pasi vendimi i dhënë prej tij ishte ai që pritej nga familjarët e të dënuarit.

Për të provuar këto dyshime, organi i akuzës kërkoi leje nga gjykata për kontrollin e banesës së gjyqtarit Shkëlqim Miri.

Dhe në fakt kontrolli rezultoi efikas, pasi gjyqtarit ju kapën rreth 300 milionë lekë në banesë.
Konkretisht atij iu sekuestruan 174 mijë e 810 euro, 1 milion e 149 mijë lekë dhe 1 mijë dollarë.

Burime nga grupi që ushtroi kontrollin në shtëpinë e gjyqtarit thonë se paratë janë gjetur të fshehura në dhomën e gjumit të fëmijëve.

Mësohet se policët që u futën për kontroll në banesën e Shkëlqim Mirit kishin dijeni për ekzistencën e shumë së madhe të parave.

Ata e kanë kontrolluar dy herë shtëpinë dhe nuk kanë gjetur gjë. Familjarët e gjyqtarit kanë qenë në çdo moment duke kundërshtuar për kontrollin, por policët duke qenë se ishin të bindur se paratë ishin në shtëpi, kanë nisur serish kontroll të imtësishëm dhe i kanë gjetur paratë t2 futura si shtresë mes rrobave të fëmijëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here