Kapen dy shqiptare ne kufirin grek,po shkembenin droge

0
855

Dy shqiptarë janë vënë në prangat e policisë greke pasi u kapën me drogë. Autoritetet fqinje arrestuan tre persona teksa shkëmbenin drogën.

 

 

Ngjarja ndodhi në Igumenicë, në Urën e Rajos pranë kufirit.  Dy shqiptarët, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, 31 dhe 48-vjeç kaluan kufirin e gjelbër në këmbë.

Ata me vete kishin 1 kg e 26 gram marijuanë. Shqiptarët janë kapur në momentin që po ia jepnin pakon një greku 41-vjeç.

Policia sekuestroi makinën e grekut si dhe 4 celularë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here