Pas kërkesës së PS për shkarkim, reagon Klement Zguri: Ja si qëndron e vërteta…

0
1069

Klement Zguri ka reaguar pas paralajmërimit të bërë nga Partia Socialiste për nisjen e proçedurave për shkarkimin e tij nga posti i kryetarit të KQZ-së.

Zguri pretendon në reagimin e tij se akuzat e PS-së nuk qëndrojnë, madje sipas tij e kundërta është e vërtetë.

“Puna e KQZ-së për fat të mirë është në dritën e diellit. Nuk ka vetëm kronika lajmesh, por ka mbledhje, proçesverbale, akte dhe vendime. Të gjitha publike. Të gjitha mund të konsultohen në çdo kohe nga çdo njeri. KQZ-ja nuk fsheh. KQZ-ja vetëm zbardh. Kështu që edhe në rastin konkret, e vërteta është krejt tjeter, është e kundërta e asaj qe pretendohet. Por, në respekt të funksionit zyrtar që mbuloj, unë e kam të ndaluar të përfshihem në beteja, apo lojra politike, ndaj nuk bëhem dot pjesë e debatit. Përgjigja ime mund të jetë vetëm zyrtare dhe vetëm drejtuar organit të emërteses, sapo ai ta kërkojë këtë”, u shpreh Zguri për Panorama.

Më herët Partia Socialiste akuzoi kreun e KQZ se ka fshehur dosjen e kryebashkiakut Agron Kapllanaj, për të cilin socialistët pretendojnë ndërprerjen e mandatit bazuar në ligjin për dekriminalizimin. Sipas PS-së, gjykata Italiane ka konfirmuar dënimin e Kapllanajt, ndërsa dokumentet iu fshehën KQZ nga kryetari i saj.

Por Zguri në sqarimin e tij thotë se sulmet ndaj KQZ-së, sidomos kur janë haptazi abuzive, në kundërshtim të plotë me ligjin dhe të motivuara nga interesa politike të palidhura me KQZ-në dhe zgjedhjet, dëmtojnë rëndë autoritetin dhe pavarësinë e KQZ-së, mbjellin frikë dhe pasiguri te institucionet, cënojnë shtetin ligjor.

“Këto janë ankorat që mbajnë KQZ-në përballë tallazeve. Nuk ka parti politike që njeh dhe pranon rregullat e lojës, zgjedhjet e ndershme dhe shtetin ligjor, që mund të ketë vulletin t’i kepusë këto ankora. Ndaj unë u bëj thirrje të gjitha palëve që lojen politike ta zhvendosin diku gjetkë, në ndonjë fushë ku interesit publik i bëjnë më pak dem”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here