Asnje tabele ne segmentin Berdice – Trush, edhe pse kantier punimesh 

……dhe ndersa automjetete lëvizin me shpejtesi deri ne 100 kilometra ne ore, ne segmentin prej 3 kilometer nga Trushi deri ne Berdice dhe anasjelltas, nuk ka as nje tabele treguese per punimet. Gjithashtu edhe ato pak tabela te sinjalistikes rrugore qe kane qene, jane hequr gjate kryrjes se punimeve per zgjerimin e rruges Shkoder – Velipoje. Ne keto kushte, rreziku per aksidente ne kete segment eshte shtuar ndjeshem si gjate dites ashtu dhe naten, pasi ne kete  rruge qarkullojne te gjitha llojet e mjeteve, perfshi edhe ato bujqesoret si dhe kafshet.  Eshte kjo arsyeja qe drejtuesit e mjeteve e konsiderojne te papranushem faktin qe nuk jane vendosur tabela orientuese nga firmat qe kryejne punimet, nderkohe qe nuk e kuptojne as qëndrimin indiferent te policise se qarkullimit rrugor Shkoder perballe kësaj gjendje:

Ky segment ka qene i rrezikshem per aksidentet edhe para se te fillonin punimet, e jo me tani kur ne dy anet e rruges jane hapur kanalet deri ne 3 metra thellesi dhe nuk ka asnjë mjet mbrojtes !  Gjithashtu fakti qe punimet ketu do te zgjasin se se paku 7 muaj dhe njeheresdh edhe qarkullimi i mjeteve do te vazhdoje, e ben te domozdoshem vendosjen e tabelave si ato te rregullave te lëvizjes se mjeteve ashtu dhe ato te sinjalizimit per punimet qe kryhen. Nuk duhet pritur qe per keto te kujtohen, vetem pasi te ndodhe ndonje aksident me viktima.

LEAVE A REPLY