Rudi Vata: Vllaznia është marrë peng nga politika,nuk e blen dot as Donald Tramp.

0
1079

Ka drejtuar për një kohë të shkurtër Vllazninë dhe që pas largimit nuk ka reshtur të nxjerrë në pah problematikën në klubin shkodran. Në bisedën ekskluzive për “Panorama Sport”, Rudi Vata nuk ngurron të deklarojë se Vllaznia është e marrë peng nga politika dhe se nuk e blen dot as presidenti i Amerikës, Donald Tramp.

 

 

Sipas tij, fajin kryesor për këtë gjendje të Vllaznisë e ka kryetarja aktuale e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, si dhe ishkryetari Lorenc Luka. “Jam i bindur 100% që Vllaznia është peng i politikës. Nuk ka arsye tjetër pse Vllaznia është në këtë gjendje, sepse në klub ka militantë partiakë, që prodhojnë vota dhe janë fanatikë, të pashkolluar dhe të paedukuar.

Vllaznia është një viktimë e politikës dhe derisa bashkia të jetë pronare e klubit, të hidhet përpjetë Valter Fushaj, Rudi Vata dhe deri te Donald Tramp, nëse duan ta blejnë”, ka thënë ndër të tjera ish-trajneri i Vllaznisë, i cili flet edhe për Skënderbeun dhe Partizanin. Shpesh ka kritikuar korçarët, duke qenë se edhe u dënuan nga UEFA për manipulime ndeshjesh. Por tani Vata mendon se Skënderbeu e ka rrugën të asfaltuar në kampionatin shqiptar. Ndërsa për Partizanin, ai mendon se vetëm Sulejman Starova mund t’i kthejë lavdinë.

Zoti Vata, të flasim pak për Vllazninë, ku ju keni eksperiencën e parë si trajner. Ecuria e skuadrës shkodrane është më keq se një vit më parë, si e shpjegoni?
Është shumë e thjeshtë. Mendoj se kot flitet që fajin për këtë situatë e ka mungesa e një presidenti klubi. Në këtë analizë unë dua të bazohem te faktet dhe eksperiencat që kam përjetuar vetë te Vllaznia.

Që do të thotë?
Fajin kryesor për këtë gjendje të Vllaznisë e ka kryetarja aktuale e Bashkisë Shkodër (Voltana Ademi) dhe ish-kryetari (Lorenc Luka), të cilët normalisht janë njerëzit që menaxhojnë klubin. Kryebashkiakja është njeriu kryesor i klubit, pasi ka caktuar drejtorin administrativ, drejtorin teknik, stafin etj. Që kur Vllaznia është larguar nga menaxhimi i presidentit Fushaj, kanë nisur gabimet e para.

LEAVE A REPLY