Mbi 100 biznese kanë mbyllur aktivitetin gjatë këtij viti në territorin e Bashkisë Lezhë. Ky fakt bëhet i ditur nga Drejtori i Tatim Taksave në këtë njesi vendore Arben Ndoj sipas të cilit veshtiresitë ekonomike kanë çuar në këtë situate.

Ndoj thotë se këto subjektet janë të regjistruar fiktivisht por nuk ushtrojnë aktivitet dhe kjo është një problem, pasi gjenerojnë taksa përsa kohe janë të regjistruar, por pamundësia e pagesës ka bërë që debitë të shtohen në kurriz administratorëve të këtyre bizneseve.

“Gjatë këtij viti kemi pas mbylljen e mbi 100 subjekteve, që faktikisht nuk ushtrojnë më aktivitetin në territorin e Bashkisë Lezhë, pavarësisht se në qendrën e regjistrimit të biznesit ekzistojnë si subjekte aktive. Gjenerojnë taksa, por faktikisht janë të parikuperueshme, sepse ata kanë mbyllur aktivitetin jo zyrtarisht, por fizikisht dhe nuk ndodhen fare në territorin e Republikës së Shqipërisë, kanë shkuar në vendet e tjera, por për mungesë informacioni ata nuk e kanë mbyllur zyrtarisht biznesin”, tha Ndoj.

Numri i bizneseve që kanë mbyllur aktivitetin gjatë këtij viti në Lezhë rezulton shumë herë më i lartë se një vit më parë, çka do të thotë se taksat kanë qenë të papërballueshme per ta.

LEAVE A REPLY