Fatos Lubonja: Visho Ajazi nuk duhet të jepte dorëheqjen,Rama kerkon të kontrollojë SHISH

0
817

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar dorëheqjen e kreut të SHISH, Visho Ajazi Lika si dhe propozimin e kryeministrit Edi Rama për emërimin e ish-kreut të Shërbimit Informativ Kombëtar në postin e ambasadorit të Shqipërisë në NATO. Në një lidhje me ‘Skype’ për News24, Lubonja tha se Visho Ajazi nuk duhet të jepte dorëheqjen në këtë moement delikat, ndërsa sipas tij Rama kërkon të kontrollojë SHISH.

 

 

“Është ndër gjërat që kam thënë në atë kohë. E para që Visho Ajazi braktisi detyrën në një moment të rëndësishëm, siç ishte rasti ‘Tahiri’ si dhe policia e përfshirë në krim. Ai u tërhoq. E dyta ne kemi të bëjmë me një hap të Ramës për të kontrolluar SHISH, i cili ishte i vetmi institucion që nuk e kontrollonte. Visho Ajazi u tërhoq në një moment delikat se mbase kështu janë bërë pazaret. Qeveria dhe krimi nuk po dallohet se ku fillojnë dhe ku mbarojnë. Jemi në një moment që duhet të reflektojmë shumë thellë për rreziqet që na kanosen”- tha Lubonja.

Lubonja komentoi edhe deklaratat e kreut të PD, Lulzim Basha, i cili kërkoi ndihmë FBI dhe DEA për të zbërthyer lidhjet e krimit me politiken dhe parave të krimit që do investohen në ekonominë shqiptare. Lubonja tha se problemet duhet të zgjidhen vetë dhe jo duke kërkuar ndihmë nga të huajt.

“Nuk më pelqeu një moment në akuzat e opozitës, ku Basha kërkon nga FBI që të bëjë transparencë. Unë s’di se si mund ta bëjë, nëse bëhet fjalë sic thotë edhe Vasili që këtu me paratë e krimit do filtrohen në ekonomi përmes oligarkisë, dhe paratë e krimit ku aludohet për një lidhje direkte midis parave të krimit dhe trafikantëve dhe oligarkëve këtu s’është më fjala të përmendimn këto terma të përgjithshme është fjala të përmendin emra, cilët janë dhe cila është lidhja direkte apo indirekte që ka pasur politika e s’mund ta bëjë FBI më mirë se opozita për të qenë e ndershme me njerëzit”, tha Lubonja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here