Sot në Gjykaten e Rrethit Gjyqësor Shkodër u zhvillua gjykimi për “vleftësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit” për të dyshuarin Roland Matraxhi, i cili dyshohet se ka kryer veprat penale të “vrasjes më dashje dhe mbajtjes pa leje të armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 76 dhe 279 të Kodit Penal, pasi dyshohet se më datë 10 nëntor 2017, në qendër të Kukësit ka vrarë më thike shtetasin Alkis Metallari, i moshes 16 vjeç.
Pas kërkesës së Prokurores Shqiponja Milla, Gjykata e kryesuar nga Besmir Stroka, ka vendosur caktuar ndaj të dyshuarit Roland Matraxhi masen e sigurise “arrest në burg”.
I dyshuari u shpreh se nuk ka dashur të vrase shtetasin Alkis Metallari. Ndersa avokati mbrojtes Anton Kosteri, ka thënë se nuk jemi për veprës penale të “vrasjes më dashje”, por jemi në kushtet e “vrasjes në kapërcim të kufinjeve te mbrojtjes së nevojshme”, të parashikuar nga neni 83 i Kodit Penal, pasi fillimisht i dyshuari është sulmuar dhe goditur me mjete të forta nga viktima dhe një person tjetër, dhe se i dyshuari ka qënë duke mbrojtur vehten!