“Jemi të gjithë bijtë e një feje”. Ja çfarë kanë thënë mendjet e mëdha për besimin…

0
1763

Fjala “Islam” do të thotë paqe. Fjala “mysliman” do të thotë “Ai që i dorëzohet Zotit”. Por shtypi dhe media na bëjnë të dukemi si njerëz që urrejnë. – Muhammad Ali

Ashtu si një qiri nuk digjet pa zjarr, edhe njeriu s’mund të jetojë pa një jetë spirituale. -Buddha

Shkenca pa fenë është e çalë, feja pa shkencën është e verbër. – Albert Einstein

Lutja nuk ndryshon Zotin, por ndryshon atë që lutet. – Soren Kierkegaard

Kur bëj mirë, ndihem mirë. Kur bëj keq, ndihem keq. Kjo është feja ime. – Abraham Lincoln

Ju dua kur përkuleni në xhami, gjunjëzoheni në tempull, luteni në kishë. Sepse ju dhe ynë jemi bij të një feje, dhe ky është shpirti. – Khalin Gibran

Brenda kapakëve të Biblës, gjenden probleme me të cilët përballet i gjithë njerëzimi. – Ronald Reagan

Feja është psherëtima e krijesës së shtypur, zemra e botës pa zemër, dhe shpirti i gjendjes pa shpirt. Ajo është opiumi i popujve. – Karl Marks

Feja është ajo që i mban të varfërit, që të mos vrasin të pasurit. – Napoleon Bonaparte

Bibla tregon mënyrën si të shkosh në qiell, dhe jo mënyrën se si shkojnë qiejt. – Galileo Galilei

Islami mëson tolerancën, jo urrejtjen. Vëllazërinë, jo armiqësinë. Paqen, jo dhunën. – Pervez Musharraf

Lumenjtë, pellgjet, liqenet dhe rrëketë – të gjitha kanë emra të ndryshëm, por të gjitha kanë ujë. Ashtu si dhe të gjitha fetë – ato kanë të vërtetën. – Muhammad Ali

Unë nuk ndihem i detyruar të besoj se, po ai Zot që na ka dhënë shkencën, arsyen dhe intelektin, ka patur si qëllim që ne të heqim dorë nga përdorimi i tyre. – Galileo Galilei

Nëse do të më duhej të zgjidhja një fe, Dielli, si dhënësi universal i jetës do të ishte Perëndia ime. – Napoleon Bonaparti

Feja shihet nga njerëzit e zakonshëm si e vërtetë, nga të mençurit si e gënjeshtërt dhe nga të pushtetshmit si e dobishme. – Seneca

Dhembshuria është fjala kyçe në Islam dhe Budizëm dhe Judaizëm dhe Kristianizëm. Ato janë thellësisht të ngjashme. – Karen Armstrong

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here