KY INSTITUTUCION I RËNDËSISHËM SHTETËROR PUNON ENDE ME FURGONË TË 1994-ËS, KRYETARI JEP ALARMIN NË MES TË KOMISIONIT: NGELEN NË RRUGË

0
794

Në seancën degjimore të Komisionit të Ligjeve, kreu i KQZ-së, Klement Zguri ka ngritur shqetësimin se buxheti është i pamjaftueshëm dhe se institucioni që ai drejton ka shumë mangësi teknike.

Sipas Zgurit, kërkohet zgjerimi i godinës, sidomos në periudhën e zgjedhjeve, magazinë dhe pajisje për ruajtjen e materialeve zgjedhore, si dhe makina për shpërndarjen e bazës zgjedhore, pasi aktualisht punojnë me furgonë të vitit 1994.

“E rëndësishme është që të kemi pajisjet që kanë të bëjnë me numërimin e fletëve të votimit, të ruhen në vende me parametrat e duhur që të moks dëmtohen. S’kemi magazinë, kemi sasi të madhe materilalesh. KQZ ka një gamë të gjerë informacioni dhe për të rritur sigurinë kërkohet më shumë investim, pasi buxheti nuk është i mjaftueshëm. Ndonëse jemi në godinë të re, e pamundur për të menaxhuar fluksin e personave në periudhat zgjedhore, kemi punuar me turne pasi kishte rreth 300 persona. Makinat, jemi zero mundësi. Kemi punuar me fugonë të 1994-ës dhe ngelen në rrugë. Janë dy furgonë dhe tre makina të vogla, të gjitha të zeruara”, u shpreh Zguri.

Nga ana tjetër, deputeti i PS, Bashkim Fino tha se qeveria do të shqyrtojë këto mangësi, duke i dhënë një magazinë dhe pajisjen me makinat e duhura.

 

“KQZ nuk ka vuajtur asnjëherë për fonde. Sa herë kanë kërkuar qeveria i ka fincaruar gjithmonë. Kreu i KQZ, me këtë projektbuxhet që ka para është në rregull, janë shtuar edhe 6 punonjës te KQZ, me shumë janë ceshtje teknike për problemet që ngriti ato që duhen trajtuar. Nuk ka nevojë ti japim fond, por qeveria mund ti japë ndonjë magazinë. Furgonët është një gjë qe të shikohet nga ministria e Financave, me siguri do ju financojmë pasi s’mund të lëmë pa shpërndarë bazën materiale”, tha Fino.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here