Sekuestrohen 1210 kg duhan i grirë pa dokumentacion justifikues.
Arrestohen në flagrancë dy shtetas.
Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të kontrabandës me mallra që paguhet akcizë, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet policore, në rrugën Lezhë – Shkodër, në dy automjete u konstatuan 90 kg dhe 1120 kg duhan i grirë, pa dokumentacionin përkatës.
Në lidhje me këtë, u arrestuan në flagrancë poseduesit pasi nuk dispononin asnjë dokumentacion justifikues të këtij malli, konkretisht shtetasit:
– J.C, 45 vjeç, banues në Shkodër.
-A.Sh, 24 vjeç, banues në Guri Zi -Shkodër.
Veprat penale në ngarkim të tyre “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave”, “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, parashikuar nga nenet 172, 178 , 149/a dhe 288/a të Kodit Penal.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.