Nuk iu bind urdherit per te ndaluar automjetin,policia greke qellon me arme 22-vjecarin shqiptar

0
1117

Një 22-vjeçar shqiptar është plagosur me armë zjarri nga policia greke ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Ksanthi-Kavala. Sipas autoriteteve greke, policia i ka bërë shenjë që të ndalojë mjetin, por drejtuesi jo vetëm që nuk i është bindur, por ka shtuar shpejtësinë.

 

 

Si pasojë, ai ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur në kryqëzimin e Agiou Sila.

Teksa policia i është afruar, drejtuesi i mjetit i është drejtuar prej policëve dhe ka nisur ta godasë. Sipas të pranishmëve në vendngjarje, i riu shqiptar ka tentuar t’i marrë nga brezi armën policit.

Në këtë moment kolegu i tij ka qëlluar fillimisht me armë në ajër, e më pas në drejtim të personit 22-vjeçarit shqiptar, duke e plagosur me dy plumba në trup.

Nga kontrolli i ushtruar në mjet, ka rezultuar se ai transportnte 10 shtetas pakistanezë. Autoritetet greke thonë se dhe ata kanë mbetur të plagosur, si pasojë e përplasjes së mjetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here