Sokoli: Ministria e Kultures dhe TIKA, drejte nje projekti

Pas rreth 30 vitesh deklarime e premtime  rreth një projekti , për mbrojtjen e Xhamisë se Plumbit-Monument Kulture, nga përmbytjet, është hapur një drite jeshile edhe për këtë objekt. Ministria e Kulturës ne bashkëpunim me agjencinë turke TIKA, ka nisur një studim për një projekt te detajuar. Specialistet e TIKA-s, kohe me pare kane qene pranë këtij objekti, te shoqëruar nga përgjegjësi i parku arkeologjik Shkodër, Helidon Sokoli, i cili sqaron:

Synimi është qe me këtë projekt, te përfitojë edhe zona, e cila ashtu si xhamia, përmbytën sa here fryhen Kiri dhe Drini. Pavarësisht se është një mjedis me rrezikshmëri te larte përmbytje, besohet se me teknologjinë e sotme projekti do te jete i suksesshëm:

Xhamia e Plumbit, u ndërtua  244 vite me pare nga Mehmet Pasha. Ajo u rezistoi luftërave, bombardimeve, përmbytjeve, aksioneve ideologjike, për te mbërritur tek 16 nëntori i vitit 1990 kur i rihap si simbol i praktikimit hapur te riteve myslimane ne Shqipëri. Ka qene dhe mbetet monument kulture i kategorisë se pare, por gjithnjë i rrezikuar nga përmbytjet ashtu si edhe lagjia Ajasem.

LEAVE A REPLY